QKMF në Viti merr donacion një aparat oksigjen-formues

0

 

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë̈ Familjare (QKMF) në Viti, është furnizuar me një aparat oksigjen-formues, i cili do t’iu shërbejë të rriturve dhe fëmijëve për furnizim të organizmit me oksigjen, mëse e nevojshme në këtë kohë pandemie me virusin SARS- Cov2.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar MSH dhe donatorët, të cilët vazhdimisht na kanë përkrahur në këtë situatë të rëndë.

Sipas dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, ky donacion është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm në këtë kohë, pasiqë rrit kapacitetet me pajisje ndihmëse për qytetarët vitias.

Ajo ka falënderuar MSh, UNICEF-in dhe Qeverinë e Luksemburgut për këtë donacion, si dhe donatorët e ndryshêm për përkrahjen e vazhdueshme./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU