Kastrati viziton Bujanocin e Preshevën: Me kryetarët e këtyre komunave diskuton për bashkëpunime ndërkomunale

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me kabinetin e tij kanë vizituar komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku janë pritur nga kryetarët e këtyre komunave.

Në vizitën e parë në Komunën e Bujanocit, Kastrati ka uruar kryetarin e kësaj komune, Nagip Arifin për pozitën, dhe kanë diskutuar për bashkëpunimin në sfera të ndryshme.

Kastrati po ashtu ka takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi dhe deputetët shqiptar të cilët do i përfaqësojnë qytetarët e Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.

“Kryetarit Nagip Arifi dhe deputetëve shqiptar iu urova për pozitat, dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre, si dhe i përgëzova për listën unike e rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë Kastrati.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati pas vizitës në Komunën e Bujanocit, ka vizituar Komunën e Preshevës, ku me kryetarin e kësaj komune, Shqiprim Arifi, kanë diskutuar për bashkëpunime ndërkomunale.

“Në vazhdën e takimeve në Luginë, u pritëm edhe nga kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi. Folëm për bashkëpunime ndërkomunale e ndërkufitare, që sjellin mirëqenie tek qytetarët tanë. Edhe me kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafa, patëm një takim miqësor ku ndamë idetë e përspektivat tona në raport me shqiptarët e Luginës”, ka thënë Kastrati./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU