Komiteti i Gjilanit e vlerëson lajm të mirë licensimin laboratorit “Biolab” për testet serologjike

0

 

Tashmë mund të bëhet testimi i qytetarëve që me vullnetin e tyre mund t’i bëjnë analizat serologjike, në laboratorin “Biolab” të Gjilanit.

Komiteti për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19 në Gjilan, ka vlerësuar se është një mundësi e mirë për qytetarët që tashmë kanë adresë se ku mund t’i bëjnë testet serologjike.

Ndërkohë, gjendja e përballjes me pandeminë brenda 5 muajve është si vijon: 660 të infektuar, 442 të shëruar, 191 raste aktive, 51 të hospitalizuar, 27 të vdekur, derisa mostra në pritje janë 37.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qyetatët që të kenë kujdes të shtuar në respektimin e masave, bartjen e maskës, higjienën personale dhe mbajtjen e distancësn fizike, në momentin që dalin në ambiente publike./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU