Viti: Drejtori Aliu ka vizituar punimet në rivitalizimin e objekteve shkollore

0

 

Në disa shkolla të komunës së Vitisë janë duke vazhduar punimet për rivitalizimin e objekteve shkollore. Me këtë rast Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka parë dje nga afër punimet e rivitalizimit të shkollave në fshatin Smirë dhe Terpezë.

Ai ka thënë se komuna e Vitisë, po punon në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe personelit arsimor duke shpresuar që të kalojë sa më parë gjendja e pandemisë dhe nxënësit të iu kthehen mësimeve në bankat shkollore./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU