Drejtoresha Zajmi-Krasniqi është takuar me ekipën e Shtabit Emergjent të Gjilanit

0

 

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka vizituar dje ekipën e Shtabit Emergjent të Gjilanit.

Ajo është pritur nga Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu, dhe doktor Ukshin Ismaili.

Drejtoresha Suna Zajmi-Krasniqi ka falënderuar ekipën e Shtabit Emergjent të Gjilanit, duke thënë se bashkëpunimi mes dy komunave ka qenë mjaft i mirë.

“Në takim u diskutua për situatën me pandeminë COVID-19. Bashkëpunimi mes dy shtabeve ka qenë mjaft i mirë dhe besoj që do të vazhdoj ende. Falenderoj ekipën e Shtabit Emergjent të Gjilanit’, ka thënë ajo./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU