Doktoresha shqiptare, pjesë e Akademisë së mirënjohur në Londër

0

 

Është bërë e ditur se Lea Ypi, pedagoge e Teorisë Politike në Departamentin e Qeverisjes pranë London School of Economics, Angli, ka bërë të ditur përzgjedhjen e saj në rolin e anëtares së European Academy of Humanities, Letters and Sciences, shkruan albinfo.ch.

Si e tillë, ajo është shqiptarja e parë, pjesë e Akademisë së mirënjohur në fushën e kërkimit, me seli në Londër.

Eksperienca e saj si studiuese shtrihet në institute kërkimi prestigjioze, si Nuffield College (Oxford) dhe European University Institute (Firence) nga ku ajo u doktorua, shkruan tutje albinfo.ch.

Kujtojmë se lektorja shqiptare Lea Ypi, e cila punon në Londër në shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike, ka marrë një çmim prestigjoz nga astronomi Martin Rees.

‘Shumë e kënaqur që mora çmimin Leverhulme nga astronomi Martin Rees. Është shumë i guximshëm ky besim që m’u dha nga Leverhulme, i cili do të financojë projektin tim lidhur me progresin politik’, shkruan Ypi. /Albinfo.ch

PËRGJIGJU