Ja projektet që do të mbështesë Korporata Amerikane për Financim Zhvillimor

0

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti me bashkëpunëtor takoi Kryeshefin e Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, Adam Boehler.

Kryeministri Hoti, prezantoi projektet e miratuara në marrëveshjen me presidentin Trump, por gjithashtu edhe projekte tjera zhvillimore.

“Projektet e miratuara të cilat do të përkrahen nga Korporata, janë autostrada dhe hekurudha nga Prishtina deri në Merdare, si dhe fillimi i fizibilitetit të linjës hekurudhore deri në detin Adriatik në Shqipëri. Përpos projekteve të miratuara në marrëveshje, u diskutuan edhe projekte tjera zhvillimore, si Brezovica dhe Stacioni Multimodal”, thuhet në komuniktanë e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeshefi Boehler dhe kryeministri Hoti, u dakorduan që projektet e miratuara dhe projektet tjera potenciale, të fillojnë së realizuari në kohë rekorde.

Projektet e miratuara në kuadër të marrëveshjes, si dhe investimet e Korporatës MCC, në linjën e gazsjellësit dhe rrjetit të gazsjellësit në Kosovë, paraqesin projekte që do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për vendin.

PËRGJIGJU