Dy çiklistë nga klubi “Dardana” morën vendet e treta në Kampionatin e çiklizmit të Kosovës “Road Race”

0

 

Federata e Çiklizmit të Kosovës ka organizuar Kampionatin e Çiklizmit të Kosovës “Road Race” në distancë prej 125km.

Pesë çiklistë të klubit të çiklizmit “Dardana”, përfaqësuan rajonin e Anamoravës në veçanti Komunën e Kamenicës. Çiklistët të cilët morën pjesë ishin: Besim Kryeziu, Musa Morina, Besnik Dermaku, Aguron Hoda dhe Mërgim Bajrami.

Në këtë garë, dy çiklistë nga klubi “Dardana” morën vendet e treta në Kategoritë Elitë dhe U-23.

Kategoria Elitë: Aguron Hoda

Vendi: i tretë

Distanca: 125 km

Koha: 3:33:31

Kategoria U-23: Mergim Bajrami

Vendi: i tretë

Distanca: 125 km

Koha: 3:37:38 /GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU