Arrestohet personi i dyshuari nga Drenasi për vjedhje në xhamitë e Gjilanit

0

Policia e Gjilanit ka bërë me dije se është prangosur i dyshuari për vjedhje në disa xhami të komunës së Gjilanit. I dyshuari është nga Tërsteniku i Drenasit dhe ai është arrestuar në Pejë ku po mbahet në mbajtje për 48 orë, pasi që është i dyshuar edhe për vepra të tjera në Pejë. Gjatë intervisitimit janë gjetur fakte të qëndrueshme e ai po ashtu është kryes i veprave të vjedhjeve në tri xhami të Komunës së Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në bazë te informatave dhe dëshmive që Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit i kanë mbledhur përmes rrugëve operative në lidhje me rastet e vjedhjeve të xhamive, është lokalizuar dhe është arrestuar i dyshimti G. G. – 2001, nga fshati Tërstenik – Komuna Drenas. Personi i dyshimtë me date 03 shtator 2020 është intervistuar, në prezencë te avokatit mbrojtës, në stacionin policor në Pejë, sepse i njëjti në po këtë stacion është ndaluar për 48 orë, si i dyshimtë për rastet tjera të stacionit të Pejës.

Zëdhënësi Hashani tha se gjatë intervistimit janë gjet fakte të qëndrueshme se ai i ka kryer që të tria vjedhjet nëpër xhamtë në regjionin e Gjilanit dhe atë:

1. Xhamia e fshatit Malishevë të Gjilanit, më datë 20 Qershor 2020
2. Gjilan, te xhamia e “Medresesë që ka ndodhur më 28 Gusht 2020, si dhe
3. Në Xhaminë e fshatit Ponesh gjithashtu me datë 28 Gusht 2020.

Zëdhënësi Hashnai tha se me urdhër të prokurorit rastet, veç e veç, procedohen në procedurë të rregullt, pasi që i dyshimti ndodhet në mbajtje në Pejê.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar që t’i sjellë para drejtësisë të gjithë personat e dyshuar të përfshirë ne raste te veprave penale”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU