Reprezentuesja e Kosovës shkëlqen me shtatë gola në Superligën e Sllovenisë

0

 

Repreznetuesja e Kosovës në hendboll, Mirjeta Bytyqi, ka shkëlqyer të premten mbrëma në Superligën e Sllovenisë në hendboll.

Majtakja Bytyqi ka shënuar shtatë gola për ta udhëhequr skuadrën Mlinotest Ajdovshçina drejt fitores së thellë, 35:22, kundër Litijas, transmeton Klan Kosova.

Kjo ndeshje ishte e javës së dytë të kampionatit të Sllovenisë në hendboll.

Bytyqi ka munguar në ndeshjen e parë për shkak të një lëndimi të vogël.

23-vjeçarja ka luajtur në të kaluarën për Kombëtaren e Sllovenisë, ndërsa tashmë është pjesë e Kosovës.

SHPËRNDAJE
Lajmi paraprakKriza jonë e leximit
Lajmi tjetërNëse…

PËRGJIGJU