Ajeti ka gjetur veten në Skoci, po shënon në secilën ndeshje

0

 

Në tri ndeshje në kampionatin e Skocisë, Albian Ajeti ka shënuar tri gola. Reprezentuesi i Zvicrës ka gjetur veten te Celticu, pas vështirësive që kishte te West Hami në Angli.

Ajeti 23-vjeçar të shtunën startoi për herë të parë te Celticu. Realizoi njërin gol në fitoren 5:0 ndaj Ross Countyt. Ai luajti 61 minuta, por vazhdoi serinë impresive.

Ai ka edhe dy ndeshje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, në të cilat nuk ka shënuar.

Trajneri i Celticut, Neil Lennon ka lavdëruar Ajetin për efikasitetin që po shfaq.

PËRGJIGJU