Edhe pse jeton në Amerikë, Bebe Rexha nuk i harron zakonet shqiptare

0

 

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, tashmë ka ndërtuar jetën dhe karrierën profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa një pjesë e madhe e fansave të saj janë shqiptarë – marrë parasysh origjinën e 31 vjeçares.

Biondja së fundmi publikoi një video në InstaStory, ku shihet bashkë me tezen e saj, Shadijen, teksa kujdesen për kopshtin e mbjellë në shtëpinë e Bebe Rexhës në Los Angeles.

Komunikimi i tyre mes vete është shpesh herë në shqip, ku edhe Bebe dëgjohet duke thënë përgjatë videos “gjynah” për bimët e vyshkura.

Pavarësisht se është rritur në një kulturë krejtësisht tjetër, artistja nga Dibra nuk i harron asnjëherë zakonet shqiptare.

Ajo njëkohësisht në intervista flet gjithnjë për shqiptarët, traditat e po ashtu ndihet krenare mjaft shumë.

(Foto: Instagram)

Këto postime të Rexhës vijnë pak ditë pasi solli disa video në InstaStory, duke treguar se ka filluar me ushtrime meqenëse u kritikua se shtoi peshë.

(Foto: Instagram)

PËRGJIGJU