Zemaj lut prindërit dhe personelin arsimor të tregohen të përgjegjshëm

0

 

Teksa viti i ri shkollor filloi dje, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka vizituar dy shkolla në komunën e Prishtinës dhe Vushtrrisë, për të parë nga afër se sa po respektohen masat anti-covid.

Zemaj ka thënë se dje u raportuan 50 raste të reja me COVID-19 dhe që ky numër të bie, është punuar shumë, njofton Klan Kosova

Zemaj reagoi edhe për pamjet që janë publikuar nga disa shkolla, për neglizhencën e masave nga disa prindër e arsimtarë, e të cilëve iu është lutur të vazhdojnë të zbatojnë këto masa për të mirën e të gjithëve.

Postimi i plotë i Zemajt:

Në ditën e parë të Vitit të ri shkollor, në Kosovë, u raportuan vetëm 50 raste të reja pozitive! Është punuar shumë që kjo lakore e infektimeve të ulet dhe shtatori të na gjejë në një ambient më të sigurt!

Dje, isha për vizitë në dy shkolla në komunën e Prishtinës dhe të Vushtrrisë, për të parë përgatitjet për mësim.

Por, është për keqardhje pamjet e publikuara nga disa shkolla tjera për neglizhencën e masave nga disa prindër dhe arsimtarë, të grumbulluar para dyerve të shkollave, pa maskat mbrojtëse!

Lus prindërit dhe personelin arsimor të tregohen të përgjegjshëm dhe me përpikëri të vazhdojnë t’i respektojnë masat.

Çdo neglizhencë e rekomandimeve anti covid, rrezikon shëndetin e përgjithshëm dhe nuk do të tolerohet.

Ne, do të vazhdojmë angazhimin që të respektohen masat anti covid dhe të ruhet shëndeti i fëmijëve dhe nxënësve!

Vetëm bashkë mund t’ia dalim!

PËRGJIGJU