Akreditohet Fakulteti Juridik dhe Ekonomik i Universitetit të Gjilanit

0

 

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Republikës së Kosovës, ka akredituar Fakultetin Juridik i Përgjithshëm për periudhën pesë vjeçare, tetor 2020 – 30 shtator 2025, dhe Fakultetin Ekonomik programi Menaxhment dhe Ndërmarrësi me dy profile: profili i parë – Menaxhim dhe Ndërmarrësi; profili i dytë – Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes, për një periudhe trevjeçare, 1 tetor 2020 – 30 shtator 2023, duke aprovuar kështu vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për procesin e akreditimit.

Grupi i ekspertëve më 29 qershor 2020, ka zhvilluar takime online, për shkak të pandemisë me COVID-19, me grupe të organizuara nga Universiteti “Kadri Zeka” për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik, bartësit e programeve, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafit akademik, stafit të administratës dhe studentëve.

Po ashtu për shkak të pandemisë dhe pamundësisë për të ardhur fizikisht ekspertët ndërkombëtarë në Kosovë, KSHC-ja vendosi që programeve ekzistuese, të cilave u skadon akreditimi gjatë këtij viti dhe nuk kanë qenë pjesë e procesit të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë, t’iu vazhdohet akreditimi edhe për një vit.

KSHC-ja vendosi që aplikacionet për programet e reja të vlerësohen në periudhën e ardhshme./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU