Sharon Stone: Të thuash se pamja s’ka rëndësi, është një gënjeshtër e madhe

0

 

“Ju nuk e kuptoni se sa rëndësi ka mënyra si dukesh, derisa fillon dhe nuk dukesh më si më parë,” tha Sharon Stone.

Çdo pasiguri që Sharon kishte dikur, tashmë nuk ekziston më, megjithëse kjo nuk e bën atë që të mos kujdeset për veten. Për Sharon, shprehja “pamja s’ka rëndësi” është “një gënjeshtër e madhe dhe e idiote”. Për këtë arsye, ajo i përmbahet një regjimi rigoroz stërvitor dhe kujdesi të lëkurës dhe trupit.

Gjatë intervistës, Sharon theksoi se është shumë rehat me veten dhe nuk lejon askënd që t’i thotë diçka për trupin dhe fytyrën, për një arsye: “Nuk është OK si dukuri”. “Të gjithë trupat e grave kanë celulit, por ne kemi parë kaq shumë foto këmbësh me geta, ku modelet ishin në të vërtetë djem të rinj, si edhe shfaqje mode me vajza 14-vjeçare”.

Më pas, Sharon theksoi: “Nuk do të qëndroni vajzë e bukur përgjithnjë dhe me të vërtetë duhet të fillojmë të merremi me faktin se është më mirë të jesh një grua e rritur dhe inteligjente. Nëse partneri juaj nuk e kupton këtë, atëherë ai nuk është i rritur mjaftueshëm ndaj s’keni pse të qëndroni më bashkë.”

PËRGJIGJU