Persona anonim dhurojnë të holla dhe mjete pune për nxënësit e shkollës fillore në Preshevë

0

 

Drejtoresha e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”, Fitore Sahiti nëpërmjet rrjetit social Facebook ka faleminderuar persona që kanë dashë të mbeten anonim si dhe bashkësia e xhamisë së fshatit në Tërrnavë mjete për nxënësit e shkollës fillore.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq të shkollës sonë
Po e shfrytëzoj faqen tonë të FB për të falënderuar disa njerëz të mirë që kanë dhuruar për shkollën, por që kanë dashur të mbesin anonimë.

Janë dhuruar 500 euro me të cilat janë blerë 100 komplete mjete për punë, për disa nxënës,
300 euro nga një familje mirëbërëse
600 maska nga një mërgimtare
7 pako të mëdha me dezinfektues për duar
mjete mësimore në paralelen e ndarë në Tërrnavë nga Bashkësia e Xhamisë së fshatit.

Pas donacionit të madh të teksteve mësimore nga Shqipëria i mundësuar me angazhimin e Kksh, edhe këto ndihma janë të mirëseardhura për shkollën dhe nxënësit.
Zoti i shpërbleftë bëmirësit dhe suksese për nxënësit!

Në emër të shkollës
Fitore Sahiti

PËRGJIGJU