Zyrtare: Gjilani nënshkruan me futbollistin Gramoz Kurtaj

0

 

Gjilani ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin Gramoz Kurtaj.

Gramoz Kurtaj në skuadrën e Gjilanit vije pas eksperiencave në Vietnam ku ishte paraqitur për dy skuadrat nga elita e futbollit vietnamez, fillimisht për skuadrën SHB Da Nang e pastaj edhe për skuadrën, Thanh Hoa FC.

Klubi ka dhënë detaje për lojtarin që karrierën e ka ndërtuar në Evropë, por edhe në Azi.

“Mesfushori 29 vjeçar i lindur në Prishtinë, karrierën e tij e nisi me skuadrën e Hertha Berlinit II, për të vijuar edhe në disa skuadra tjera gjermane si ajo e Carl Zeiss Jena, nga ku karrierën e tij e vazhdoi edhe në ligën Çeke, më konkretisht në skuadrën e Banik Most”.

“Kurtaj, karrierë kishte bërë edhe në Premiership të Skocisë, ku për dy vite ishte paraqitur për skuadrën e Hamilton Academical, ku nga 50 ndeshje të zhvilluara, Kurtaj, nga elita e futbollit skocez u largua me 3 gola të shënuar dhe duke dhuruar 6 asistime për bashkëlojtarët e tij, gjatë kohës sa kishte milituar në skuadrën Hamilton Academical në Skoci”.

“Gramoz Kurtaj, i gjatë 1.83 cm dhe luan me të dyja këmbët, pozitën ideale në fushë e ka atë të mesfushorit ofanziv, por futbollisti më i ri në skuadrën e Gjilanit, gjithashtu mund të luaj edhe si mesfushor qendre, apo i krahut të majtë të mesfushës”.

“Afrimi i Kurtaj në skuadrën e Gjilanit, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Gentjan Mezani, kësisoj duke e kompletuar mesfushën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/ 

PËRGJIGJU