Paqe në derbin e Drenicës, Trepça ’89 mund Llapin

0

 

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, raporton RTKLive.com.

Feronikeli ka barazuar me Drenicën (2-2), kurse Trepça ’89 ka arkëtuar tri pikë të arta ndaj Llapit (1-0).

Në derbin drenicas të zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”, Almedin Murati ndryshoi shifrat duke kaluar mysafirët në epërsi (27′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Ndërsa, Hoti në pjesën e dytë realizoi me kokë duke e barazuar rezultatin (58′), derisa vendasit arritën ta përmbysin ndeshjen në minutën e 72-të përmes Milicokovic që shënoi gol të bukur nga afërsia pas asistimit së Grecës.

Golin përfundimtar në ndeshje e shënoi sërish Murati në minutën e 80-të pas një aksioni të bukur nga mysafirët, duke ia dhuruar një pikë të madhe kuqezinjve nga Skënderaj.

Nga ana tjetër, Trepça ’89 ka befasuar duke e mposhtur Llapin në shtëpi.

Realizatori ishte ylli i skuadrës vendase, Arb Manaj që shënoi në minutën e 39-të pas asistimit fantastik të Jasharit. /RTKLive/

PËRGJIGJU