S’ka fitues në derbin Gjilani-Ballkani

0

 

Derbi i javës së tretë në elitën e futbollit tonë, ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, është mbyllur pa gola.

Dy skuadrat pretendente u përballen në Gjilan, në një ndeshje interesante dhe tejet të vlefshme për garat e Superligës sonë.

Gjatë 90-të minutave, të dy skuadrat zhvilluan një ndeshje të mirë, më raste nga të dy anët, por që golat i munguan këtij derbi.

Pas këtij barazimi, Ballkani arrin në kuotën e shtatë pikë, aq sa ka edhe Arbëria që është në krye të tabelës, derisa Gjilani tani ka katër pikë.

PËRGJIGJU