Murseli: Hapja e një paralele ndihmëse të NJPZSH në Zhegër nevojë e domosdoshme

0

 

“Bërja e kësaj paralele në Zhegër do të shkurtonte kohën e reagimit nga 20 në 7 minuta, me të cilën do të rritej edhe efikasiteti i reagimit. Madje, kjo mund të bëhet shpejt, pasi që nuk ka ndonjë kosto të lartë, marrë parasysh rëndësin që ka”, tha Rabit Murseli, komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan (NJPZSH).

Për t’u ballafaquar me një emergjencë, elementi kohë është jetik, kurse në këtë kontekst edhe plani i reagimit kombëtar e thekson se synohet që ҫdo emergjencë të menaxhohet në nivelin më të ulët juridiksional.

Ndërkaq, kur është fjala për Komunën e Gjilanit, lirisht mund të thuhet se është e domosdoshme shtrirja horizontale e Njësisë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtimit, ku duhet të përfshihet edhe Zhegra.

“Bërja e kësaj paralele në Zhegër do të shkurtonte kohën e reagimit nga 20 në 7 minuta, me të cilën do të rritej edhe efikasiteti i reagimit. Madje kjo mund të bëhet shpejt pasi që nuk ka ndonjë kosto të lartë, marrë parasysh rëndësin që ka”, tha Rabit Murseli, komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan (NJPZSH).

Sipas tij kjo ҫështje është ngritur në instancat lokale dhe qendrore, porse duhet të kihet vetëm vullneti institucional që të realizohet.

Ai tha se për kohën e reagimit nga Gjilani deri në pikën me të largët, në Stanҫiq, nevojiten 30 minuta në kushte normale, kurse me hapjen e kësaj paralele në Zhegër do të përgjysmohej. Dhe me këtë do të rriteshin edhe mundësitë për shpëtimin e jetërave dhe të mirave materiale që do t’a arsyetonin këtë veprim.

“Kjo pikë do t’a mbulonte këtë pjesë të Karadakut, madje edhe disa fshatra të komunës së Vitisë, si bie fjala: Remnikun, Budrigën, Gjylekarin, etj.

Siҫ dihet, komunat tjera veҫse kanë lëvizur në këtë drejtim. Kanë hapur dy e më  tepër pika, siҫ janë: Prishtina, Prizreni, Ferizaji, Kamenica e disa komuna tjera./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU