Dënohet me 5 muaj burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare i akuzuari R.B.

0

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit R. B., duke e gjykuar në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muaj burgim.

I akuzuari në pozitën e Komandantit të Shërbimit të Zjarrfikësve, me datë 18.06.2019 në
komunën e Kamenicës, përkatësisht në pompën e derivateve të naftës “Borovci Oil”, duke
shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare apo autoritetin e tij zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë
pasurore për vete dhe shkaktimin e dëmit të dëmtuarës shërbimit të zjarrfikësve, ka
tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke e mbushur automjetin e tij privat të markës BMW
X3, me derivate në sasi prej 58 litra apo në vlerë 64,96 Euro, ndërkohë ka ofruar të dhënat
e automjetit zyrtar të markës Mercedes.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit
zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka
shqiptuar dënim prej 5 muaj burgim, gjithashtu i akuzuari obligohet që të kompensoj
komunën e Kamenicës për dëmin e shkaktuar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU