Ismajli: Bezi dhe Shuka janë të papërsëritshëm, kurse ne jemi me shumë fat që ishin pjesë e qytetit tonë!

0

 

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, kanë marrë pjesë në ndeshjen futbollistike përkujtimore ndërmjet Reprezentacionit të Veteranëve të futbollit dhe Veteranëve të Gjilanit dhe Dritës, e cila është zhvilluar në Gjilan, për nder të dy kolosëve dhe donatorëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova, Selami Osmani – Bezi e Shukri Sylejmani-Shuka.

Nënkryetari Ismajli, përmes rrjetit social, në profilin e tij, Facebook, ka vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, duke thënë:

“Bezi dhe Shuka janë të papërsëritshëm dhe jem me shumë fat që ishin pjesë e qytetit tonë. Ata dhanë kontribut të jashtëzakonshëm duke e mbajtur gjallë me vite të tëra jetën sportive dhe kulturore në qytetin tonë. Ata i dhanë dimension të veçantë skuadrave të tyre, duke bërë jehonë dhe eufori për të gjithë futbolldashësit. Bezi dhe Shuka, do të jenë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona. Krenar dhe të lumtur që jetuam në epokat e ndritshme të tyre! Madhështia e kësaj ndeshje, ishte edhe nostalgjia për shkëlqimin në fushën e gjelbërt të strategut të futbollit dhe mjeshtrit të madh i cili na bëri krenar me  epokat e arta të tij, Muharrem Sahiti. Këto figura eminente bartin epitetin e ambasadorëve më të mëdhenjë të Republikës sonë!”/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU