Drita më përmbysje fiton derbin ndaj Feronikelit

0

 

FC Drita më përmbysje ka fituar derbin kundër Feronikelit, me rezultat 1-2, të dielën në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit të Kosovës, raporton RTKLive.com.

Kryendeshja e këtij vikendin mes ‘Niklit’ dhe kampiones në fuqi, e zhvilluar në ‘Rexhep Rexhepi’, ka prodhuar një sfidë mjaft interesante më raste të shumta dhe tre gola të shënuara.

Ishte skuadra e Afrim Tovërlanit që përmes Mendurim Hotit në minutën e 19’ kaloj në epërsi prej 1-0 pas një gabimi të portierit Faton Maloku. Me avantazhin e skuadrës nga Drenasi, ekipi shkuan në pushim.

Lojë mjaft e mirë është zhvilluar në pjesën e dytë. Skuadra gjilanase mori iniciativën në terren, duke bërë presion drejt portës nikoqire dhe duke kërkuar golin e barazimit.

Pas disa tentimeve vjen goli i barazimit të cilin e realizoi Astri Fazliu në minutën e 53’. Edhe pas barazimit, futbollistët e Dritës nuk u ndalën vazhduan të kërkojnë golin e epërsisë të cilin e arritën më anë te sulmuesit Kastriot Rexhës në minutën e 67’.

‘Nikli’ bëri presion në finish të ndeshjes por pa mundur të shënojnë golin që do t’ju siguronte një pikë nga ky duel joshëse.

Përfundimisht Drita arrin fitoren e dytë në këtë sezon, në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa Feronikeli në pesë ndeshje të zhvilluara ka tubuara vetëm pesë pikë. 

PËRGJIGJU