Ferati: Banorët e disa lagjeve të Grykës së Karadakut të Gjilanit kërkojnë kushte për jetë më të dinjitetshme

0

 

Kryetari i Këshillit të fshatit Shurdhan, Fatmir Ferati, ka artikuluar problemet me të cilat po përballen banorët e disa lagjeve të fshatrave të Grykës së Karadakut të Gjilanit.

Sipas tij, rrugicat e pa asfaltuara për banorët e lagjeve, si: Biqakt, Limant, Bilallt, Hazirt, Maliqt, Guragjit dhe Hasant, po shkaktojnë probleme të mëdha.

“Rrugicat me baltë, janë veҫanërisht problematike për fëmijët e këtyre lokaliteteve, sidomos gjatë kohës kur shkojnë në shkollë dhe kthehen për në shtëpi”, ka thënë Ferati.

Ai tha se problem tjetër është edhe mungesa e ndriҫimit publik për banorët e lagjeve të përmendura.

Ferati ka theksuar se edhe përkundër kërkesave të përsëritshme që të zgjidhet ky problem, situata ka mbetur e pandryshueshme. Dhe si duket kërkesat kanë hasur ne vesh të “shurdhër” të autoriteteve përgjegjëse të komunës.

“Për shkak të gjendjes së tanishme të rrugicave në fjalë, dita-ditës edhe po pakësohet numri i banorëve, në kërkim të një jetese më të dinjitetshme. Madje, banorët e këtyre lagjeve janë të indinjuar, sepse, invenstimet për asfaltimin e rrugicave të tyre kanë shkuar diku tjetër, apo më saktë thënë në vendin e gabuar”, ka thënë kryetari i Këshillit të fshatit Shurdhan, Fatmir Ferati./GJILANI.INFO/

 

 

 

PËRGJIGJU