Wednesday, October 21, 2020
Gërxhaliu: Raporti i progresit të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës

Gërxhaliu: Raporti i progresit të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës

0

 

Dje Komisioni Evropian ka publikuar raportin e progresit për Kosovën.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë raporti i progresit duhet të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës.

“Raporti i progresit për Kosovës për vitin 2020 është një përshkrkm real i gjendjes aktuale të Kosovës në dimensione të ndryshme. Vërejtjet e adresuara kanë të bëjnë më tepër me mos sundim të rendit dhe ligjit, mungesë e guximit të konfiskinit ë pasurisë, marrja me qera e objekteve private, mos përmbushja e kritereve të MSA-së, rritja e deponive të mbeturinave dhe ndotja e ambientit dhe korrupsioni në ndërmarrjet publike dhe në veçanti vërehet një rënie drastike në arsim,”, tha ai.

Sipas tij, për liberalizimin e vizave, Kosova e humbi shansin e vitit 2016, kur ishte në pako me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. “Sot BE nuk është ajo e vitit 2016, por e vitit 2020 që po e burokratuzon edhe më shumë procesin e vizave për Kosovën, jemi i vetmi shtet i izoluar në Evropë dhe kjo është absurde”, tha.

Gërxhalia ka rekomanduar institucionet e Kosovës që të marrin me seriozitet vërejtjet e raportit të progresit të këtij viti.

“Duhet të punohet më shumë që raporti i vitit 2021 të jetë në pozitiv për Kosovën”, tha Gërxhaliu.

 

PËRGJIGJU