Stërvitja e fundit e ‘Dardanëve’ para ndeshjes me Maqedoninë

0

 

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maqedoninë Veriore.

‘Dardanët’ janë stërvitur në ‘Todor Proeski’ në qytetin e Shkupit. Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës luhet ditën e enjte, me fillim nga ora 20:45.

Trajneri Bernard Challandes, ka thënë se Kosova është gati për këtë sfidë, duke kërkuar të realizojë ëndrrën, transmeton lajmi.

“Dy vite e gjysmë më parë, në takimin e parë me ekipin, kemi folur për një ndeshje të tillë, potencialisht për të arritur një ndeshje të tillë, jo si një qëllim, por si një ëndërr, dhe tani jemi afër kësaj ëndrre”, ka deklaruar Challandes.

PËRGJIGJU