Reagimi i Drejtorit të DKRS-së, Milot Lala me rastin e dëmtimit të stadiumit të qytetit në Viti

0

 

“Isha në vizitë në stadiumin e Vitisë dhe i pash nga afër dëmet që janë bërë, andaj edhe shpreh idinjatën e thellë me rastin e dëmtimit të stadiumit të qytetit në Viti nga personat e pandërgjegjëshëm”, ka thënë, drejtori Lala.

Sipas tij, aktet e tilla vandale të dëmtimit të Stadumit të Qytetit janë të papranueshme, kurse ajo çka ndodhi nuk i shërben askujt dhe nuk na dërgon askund.

“Rasti është duke u hetuar, andej kërkojmë nga qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe me insitucionet përgjegjëse që të gjendën ata të cilët kanë bërë këtë sulm të ultë ndaj Stadiumit të Qytetit”, ka thënë, ai./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU