Ramadan Mehmeti edhe me botimin e prozës poetike “Gjëma e shtatë”

0

 

Tashmë në duar të lexuesve edhe botimi i ri, apo më mirë thënë, proza poetike, – “Gjëma e shtatë”, e autorit Ramadan Mehmeti.

Prend Buzhalla në recenzionin e tij për librin: …Si ta lexojmë gjëmën që e tekstualizon artistikisht Ramadan Mehmeti?, ka shkruar se përderisa në Bibël ekziston Libri i Vajtimeve që ligjëron për shkatërrimin e qytetit të Jerusalemit. Jeremia vajton largimin e qytetit nga rruga e Hyjit, më saktësisht, nga rruga e drejtë që nis një popull dhe devijon nga ajo. Dhe ndodhin gjëma të reja.

“Kësisoj edhe ky libër i Ramadan Mehmetit, mund të lexohet si një gjëmë jona e përbashkët për t’i vajtuar kokëkrisjet tona mbi qenien tonë, zhvlerësimet e gjithçkaje që ka të bëjë me vlerat njerëzore, nacionale e shpirtërore”, ka thënë Buzhala.

Sipas tij, kur na e thotë më shkoqur te teksti i tij i prozës poetike “Gjëma e shtatë”, atëherë thjerrëza e kuptimeve pasurohet e bartet edhe diku tjetër.

Bitimin e prozës poetike “Gjëma e shtatë” e ka bërë Shtëpia Botuese “Rozafa” në Prishtinë./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU