TË SHTUNAVE MË S`DAL

0

 

(Shokut dhe kritikut, Nuhi Ismajli)

Mezi prisja të shtunën
me orë bashkë të rrimë.

Te pimë kafe te “Kristali”,
të flasim për poezinë.

Të lexoja ndonjë varg
për ëndërrat me faqet push,

ti shpesh më jepje zemër:
Kështu s’e ka thënë askush!

Një ditë pëmenda vdekjen,
Atje, thashë, na presin!

Më qortove me buzëqeshje:
S’kemi kohë të vdesim!

Atëherë të të pyes unë ty,
e dua t’më tregosh drejt,

si i kreve gjithë ato punë
dhe ike kaq shpejt?!

Të shtunave më s’dal,
sillem nëpër shtëpi,

e di se atje tek vendi ynë
nuk të takoj më ty.

Kam mbetur me një krah,
Nuhë a, më dëgjon?

Në këtë vjeshtë me mërzi
më thirr, t’paktën, n’telefon! /Avdush Canaj/

PËRGJIGJU