Gjilan: Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit A. G.

0

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. G.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e mjekut gjinekolog, në ordinancën e
tij, ka kryer abortin ndaj të miturës, me ç’rast i njëjti ka treguar vendosmëri në kryerjen e
veprave penale pasi që i kishte diktuar të dëmtuarës se çfarë të shkruaj në deklaratën e saj
për dhënien e pëlqimit për kryerjen e abortit.

Gjithashtu i pandehuri gjatë kontrollit të dëmtuarës, nuk e ka lajmëruar veprën penale të
dhunimit.

Me këto veprime i pandehuri A. G. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’ndërprerja e
shtatzënisë’’ dhe “moslajmërimi i veprave penale dhe kryerësve të tyre”, vepra të
sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Fillimisht kërkesa e prokurorit ka qenë për caktimin e masës së paraburgimit, por pas
dëgjimit të deklaratës së të pandehurit dhe të mbrojtësit të tij, ka kërkuar që të caktohetmasa e arrestit shtëpiak, pasi që i njëjti i ka premtuar Gjykatës që nuk do të ndikoi në dëshmitarë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së
seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e
masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do
të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Ndryshe, me datë 29.09.2020, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të pandehurve, të cilët dyshohet se kanë dhunuar të miturën./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU