Vdes një person pasi lëndohet duke prerë dru në pyll

0

 

Një person ka vdekur në fshatin Lisockë të Kamenicës, pasi ka marrë lëndime përderisa ishte duke prerë dru në pyll.

Sipas Policisë, një lis e ka zënë viktimën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.

PËRGJIGJU