Komsiç: Nëse dëshirojmë ti anashkalojmë taksat duhet ta njohim Kosovën

0

 

Duke komentuar çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës, e cila ishte një nga temat kryesore në seancën e djeshme të Presidencës së B dhe H, anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës Zeljko Komsiç kujtoi se nuk kishte konsensus për njohjen e Kosovës në Presidencën e mëparshme.

“Tani ne e kemi sjellë këtë çështje në plan të parë dhe nuk mendoj se është një veprim i keq. Miqtë tanë nga Kosova menduan se të gjithë në B dhe H ishin indiferentë ndaj kësaj çështjeje. Tani, të paktën ne që jemi për shtetin e B dh H, se nuk është kështu dhe se nuk jemi të gjithë njësoj. Ne i dërguam një mesazh njerëzve në Kosovë që ne jemi të interesuar për njohje”, tha Komsiç për Fena.

Siç thotë ai, “për shkak të indiferencës sonë të hershme për njohjen e Kosovës, Kosova na vendosi taksa, na trajtoi si Serbia, madje ato marrëdhënie ishin edhe më të këqija sepse Kosova dhe Serbia po bashkëpunojnë”.

“Tani ata e dinë që shumica e njerëzve dhe politikanëve në B dhe H kanë miq, pavarësisht nga qëndrimi i Dodik. Rreth njëzet ditë më parë, ambasadori i Kosovës në Kroaci më thirri dhe më falënderoi për avokimin për njohjen e Kosovës, plotësisht i vetëdijshëm për faktin se Dodik e kundërshton atë dhe që Njohja përfundimtare e Kosovës nga B dhe H do të jetë e vështirë të arrihet në këtë moment”, përfundoi Komsiç

PËRGJIGJU