Përplasje satelitësh, lëvizin 6 herë më shpejt se plumbi

0

 

Ideja e një përplasje mes dy satelitëve jo funksionalë, mund të tingëllojë si një pjesë filmi fantastik-shkencor. Por një gjë e tillë ishte gati të ndodhte natën e kaluar.

Dy objekte të mëdha në hapësirë, një satelit sovjetik i shkatërruar i quajtur Parus dhe mbetje të një rakete kineze me një masë rreth 2,800 kg, ishin gati për t’u përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas Jonathan McDowell, një astronom nga Qendra për Astrofizikën, duke marrë në konsideratë se objektet po lëviznin me një shpejtësi prej rreth 32,900 mph, një përplasje mes tyre mund të ishte katastrofike. Një ndodhi e tillë nuk do kishte ndikim në Tokë, por do të rezultonte në një rritje të konsiderueshme të mbetjeve në orbitë. Kjo gjë, do të sillte pasoja serioze për satelitët funksional, si dhe për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

NASA ka shpjeguar se shumica e mbetjeve nga objektet në hapësirë lëvizin shumë shpejt dhe mund të arrijnë shpejtësi deri në 18,000 milje në orë, që i bie të lëvizin gati gjashtë herë më shpejtë se një plumb.

Nga gjurmimet e bëra nga Laboratorët “Leo”, kjo lëvizje po ndodhte mbi Oqeanin Atlantik, në brigjet e Antarktidës. Megjithatë, pas gjurmimit dhe hulumtimit të sotëm, astronomët janë lehtësuar shumë kur u konfirmua se përplasja ishte shmangur.

PËRGJIGJU