Shqiptari që trashëgoi kompaninë e biznesmenit gjerman

0

 

Shkoi emigrant për një jetë më të mirë, tani trashëgon një kompani gjermane

Biznesmeni gjerman i quajtur Ringe është 72 vjeç. Ai me punën e tij arriti ta krijojë një kompani punimi – teknikë dhe modelim i ngjyrosjes në Bremen, të cilën me shumë mund e krijoi dhe se tani ka kohë që dëshironte t’ia trashëgonte më meritorit, në mënyrë që kompania të vazhdonte me të njëjtën ritëm, transmeton albinfo.ch.

Puntori i tij që cilësohet si shembull më i mirë i punës, ishte shqiptari Saimir Haxhija, aq sa biznesmeni gjerman ia trashëgoi kompaninë e bojrave dhe lyerjes “Rolf Ringe” në Bremen-Arbergen, transmeton tutje albinfo.ch.

Në vitin 2015, Saimiri erdhi në Gjermani i vetëm, si shumë refugjatë të tjerë. Mediat gjermane shkruajnë se atdheu i tij, Shqipëria, konsiderohet i korruptuar dhe shtëpia e varfër e Europës. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit.

Shqiptari është shprehur për mediat gjermane:

Nuk ishte puna e ëndrrave, ishte çështje fati në fillim dhe me kalimin e kohës gjithçka funksionoi mirë dhe, edhe mua më pëlqen. Gjithmonë është thënë që mund të jetoni mirë në Gjermani dhe unë thjesht doja të provoja atë që ishte thënë. /Albinfo.ch

Fotografia e Saimir Haxhija

PËRGJIGJU