Dy organizata Britanike do të jenë aktive 2 vitet e ardhshme në komunën e Bujanocit

0

 

Çështjet sociale por edhe ngirtja e kapaciteteve të të rinjëve dhe ndërmarrësisë në komunën e Bujanocit janë dy çështjet të cilat janë baza e nënshkrimit të memorandum-bashkëpunimit mes komunës së Bujanocit dhe dy organizatave Britanike “Peaceful Change Initiative dhe organizatës People in Need” që kanë zyret e tyre edhe në Beograd.

Sipas kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifit njëherit nënshkrues i këtij memorandum-bashkëpunimi ky projekt është mëse i mirëseardhur për Komunën e Bujanocit, sepse do të angazhohet drejtpërdrejt me rastet sociale, të rinjët dhe ndërmarrjet, veçanarisht në këtë periudhë pandemie kur këto shtresa janë më të prekurat.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i organizatës “Peaceful Change Initiative” Ian Bankroft theksoi se janë dy mënyra kryesore përmes të cilave do ti ndihmojmë qytetarët e komunës së Buajnocit, njëra është që përmes rasteve sociale të përmirësojmë gjendjen e këtyre familjeve sidomos pasojat që ka lënë Kovid 19.

Ndërsa e dyta është që përmes të rinjëve të organizojmë aktivitetet, të sjellim inovacione treja e sidomos të ndihmojmë në ndërmarrësi.

Projekti finansohet nga qeveria e Britanisë së Madhe, ndërsa në Sërbi janë të përfshirë vetëm tri komuna në mesin e të cilave dhe komuna e Buajnocit, ndërsa kohëzgjatja e projektit është 2 vite.

PËRGJIGJU