Zbulohet orari i miqësores Shqipëri – Kosovë

0

 

Kuqezinjtë dhe Verdhekaltrit do të përballen në mes vete në miqësoren vëllazërore, e cila do të luhet të mërkurën e 11 nëntorit, duke filluar nga ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar sot orarin e miqësores në mes të “Dardanëve” dhe Kombëtares shqiptare.

Verdhekaltrit do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore vëllazërore ndaj Kuqezinjve më 11 nëntor para dueleve të Ligës së Kombeve, që do të luhen disa ditë më vonë.

Me këtë rast, Shqipëria dhe Kosova do të përballen në mes vete të mërkurën e 11 nëntorit nga ora 16:00 në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo shihet si një ndeshje përgatitore për të dyja palët para ndeshjeve pasuese të këtij muaji.

Kosova do të luajë më 15 nëntor me Slloveninë në udhëtim dhe më pas më 18 të këtij muaji do ta mbyllë kampanjën e Ligës së Kombeve me ndeshjen ndaj Moldavisë, të cilën do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton GE.

“Dardanët” do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës, dy ditë para lojës me Shqipërinë.

PËRGJIGJU