Vedat Muriqi nuk do të mund t’i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet e radhës

0

 

Disa lojtarë nga klubet e Serisë A kanë marrë një ndalim për të udhëtuar nga autoritetet e tyre lokale të shëndetit dhe nuk janë në gjendje të bashkohen me ekipet e tyre kombëtare, pretendojnë raportet në Itali.

Autoriteti i parë lokal shëndetësor (ASL) që parandaloi lojtarët të bashkoheshin me ekipet e tyre kombëtare ishte Firenca, e cila ndaloi lojtarët e Fiorentinës të largoheshin nga qyteti pasi José Maria Callejon kishte dalë pozitiv për Coronavirus.

Fiorentina është mbyllur për dy ditë dhe sipas protokollit të Serisë A ata duhet të vetë-izolohen për 10 ditë nga kur doli rasti i parë.

Më vonë të Dielën pasdite, autoritetet e tjera lokale të shëndetit në Itali kanë parandaluar lojtarët të largohen nga vendi dhe të bashkohen me ekipet e tyre kombëtare.

Tani për tani, lojtarët nga Sassuolo, Genoa, Roma, Lazio dhe Inter janë ndaluar të udhëtojnë, pasi secila prej këtyre skuadrave ka të paktën një lojtar pozitiv brenda grupit.

Kjo nënkupton që edhe Vedat Muriqi, i cili luan për Lazion, nuk do të mund t’i bashkohet ekipit të Kosovës për ndeshjet me Shqipërinë dhe Moldavinë.

PËRGJIGJU