Bleu gabimisht një biletë shtesë, fitoi 2 milionë dollarë

0

 

Një burrë nga Michigan është për 2 milionë dollarë më i pasur pasi aksidentalisht bleu një tiketë shtesë lotarie të “Mega Millions”.

Sipas mediave të huaja, Samir Mazahem, 56 vjeç, nga Dearborn Heights, kishte për qëllim të blinte një tiketë në internet për lotarinë e 9 qershorit në mënyrë që ai të luante ditëlindjet e familjes së tij – 01-05-09-10-23.

Pasi e kuptoi se ai harroi të ruajë numrat si të preferuar në mënyrë që të mund t’i luante në të ardhmen, Mazahem hyri në aplikacionin Lottery Michigan për t’i ruajtur ato.

“Ajo që nuk e kuptova është që bleva një biletë të dytë me të njëjtët numra”, i tha ai Michigan Lottery.

“Sapo kuptova se kisha blerë dy bileta me numra identikë, isha pak i nervozuar por nuk mendova shumë për këtë”.

Por “aksidenti” iu shpagua shumë pasi ai zbuloi se po priste dy çmime me nga një milion dollarë secili.

“Nuk mund ta besoja që ishte e vërtetë. Na u deshën disa ditë për të kuptuar që gabimi im u pagua në shumën prej 2 milionë dollarësh”, tha Mazahem.

“Multimilioneri” i ri mori çmimin në selinë e Lotarisë dhe planifikon të blejë një shtëpi dhe të lërë pjesën tjetër të parave si kursime.

PËRGJIGJU