Loredana fiton çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV

0

 

Për herë të dytë me radhë, Loredana Zefi ka fituar çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Music Awards

Një nga artistet më të njohura shqiptare në Zvicër është Loredana Zefi. E njohur për sukseset, por edhe akuzat ndaj saj, ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Por, kësaj radhe për të mirë. Loredana edhe këtë vit është zgjedhur si “Performuesja më e mirë zvicerane” në evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

“Rrëmbeva çmim në MTV Award për të dytën herë, faleminderit të gjithëve që më votuan. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo në Instagram.

Kjo është hera e dytë që fiton të njëjtin çmim, pasi e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

Krahas Loredanës, të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin edhe yjet: Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

https://www.instagram.com/p/CHVxOpUFfCu/?utm_source=ig_web_copy_link

PËRGJIGJU