Kosova duhet t’i mbushë Dhomat e Specializuara me kallëzime penale dhe Këshilli i Evropës urgjentisht duhet ta pranojë Kosovën s’i anëtare e saj

0

 

Bejtush Isufi, avokat

Prokuroritë, gjykatat, dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet të rrinë duarkryq s’i deri më tani. Ata duhet t’i dërgojnë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë të gjitha kërkesat për hetime dhe kallëzime penale ndaj strukturave kriminale të Serbisë.

Kosova, është duke u përballur me një gjendje “fait accompli” që lidhet me krimet e pretenduara të Gjykatës Speciale.

Tashmë, aktakuzat janë ngritur. Figurat qendrore të ish Shtabit të Përgjithshëm të
UCK-së, janë ndaluar në selinë e gjykatës në Hagë. Ata, akuzohen për krime të pretenduara lufte!

Gjithë dokumentacioni inkriminues ose pjesa më e madhe, tashmë dihet që ka s’i adresë Serbinë.

Por, çfarë kemi bërë dhe, po bëjmë ne ?

Prokuroritë, gjykatat, dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet të rrinë duarkryq s’i deri më tani. Ata duhet t’i dërgojnë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë të gjitha kërkesat për hetime dhe kallëzime penale ndaj strukturave kriminale të Serbisë, dhe ndaj cilitdo individ për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky është mandati i kësaj gjykate.

Kjo gjykatë, nuk mund ta refuzoj hetimin e asnjë krimi i cili bie brenda kompetencës lëndore territoriale dhe kohore të saj. Të gjitha institucionet, profesionistët, shoqëria civile e Kosovës dhe secili qytetarë, ka obligim qytetarë dhe patriotik që të bëj
kallëzimin e veprave për të cilat ka dëshmi dhe mund të dëshmoj.

Udhëheqja politike e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia dhe shtetet tjera mike, duhet të reagojnë, të insistojnë dhe të përgatisin kërkesa në Këshillin e Evropës që Republika e Kosovës të pranohet s’i anëtare e kësaj organizate. Kjo, me qëllim që të gjithë ata që do të jenë pjesë e ndjekjes dhe e dënimeve nga Dhomat e Specializuara në Hagë, të mund të kërkojnë drejtësi edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Me vendimin e Këshillit të Evropës, është vendosur të nisen hetimet sipas Raportit të Dick Martit e pastaj, pikërisht për shkak të këtij raporti, janë themeluar Dhomat e Specializuara.

Prandaj, ky është detyrimi minimal, thjeshtë më minimal i Këshillit të Evropës ndaj qytetarëve që do të jenë subjekt i Dhomave të Specializuara. Kundërshtimi i cilit do anëtarë të kësaj organizate, do të ishte moralisht i pa pranueshëm, politikisht i pa arsyetueshëm dhe, juridikisht i pa rrëzueshëm.

Në të kundërtën, mohimi i kësaj të drejte për Kosovën, do t’ishte diskreditues dhe komprometues për vetë Këshillin e Evropës.

 

PËRGJIGJU