Tri vajzat shqiptare, kanë fituar një konkurs ndërkombëtar të teknologjisë në SHBA

0

 

Tri vajzat shqiptare 16-vjeçare kanë ndërtuar një apliakcion mbështetjeje për viktimat e dhunës në familje, duke e bërë botën pak më të mirë.

Tri vajzat 16-vjeçare shqiptare nga Greqia – Arla Hoxha, Dea Rrozhani dhe Jonada Shukarasi, kanë zhvilluar një aplikacion për të ndihmuar viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, për të identifikuar problemin, fuqizuar, mbështetur dhe ndërmarrë veprime, duke shpresuar për të trajtuar një problem të madh, shkruan albinfo.ch.

Ato kanë lansuar aplikacionin e tyre, të njohur si GjejZ â, (Gjej zërin tënd).

Tri vajzat kanë fituar një konkurs ndërkombëtar të teknologjisë për vajzat në Shtetet e Bashkuara.

Aplikacioni lidh 24/7 viktima të dhunës në familje me pikat kryesore të ndihmës, të tilla si strehimore, grupe mbështetëse dhe polici, shkruan tutje albinfo.ch.

Gjithashtu ky aplikacion siguron informacione mbi dhunën me bazë gjinore, histori frymëzuese të grave që kanë kapërcyer një gjendje dhune dhe ushtrime të frymëmarrjes dhe meditimit. Aplikacioni është në dispozicion në dyqanin Google Luaj. /Albinfo.ch

 

PËRGJIGJU