Chilavert: Messi është gjeni, ne të tjerët jemi nga planeti Tokë

0

 

Jose Luis Chilavert, ish-portieri i Paraguait, e ka lartësuar sulmuesin e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, duke e quajtur gjeni dhe jashtëtokësor.

Chilavert ia ka mbajtur anën Messit në njërin prej debateve më të nxehta në futbollin argjentinas, transmeton GE.

Për shkak të formës me ekipin kombëtar, Diego Maradona adhurohet më shumë se Messi në Argjentinë, por Chilavert nuk pajtohet assesi.

“Messi është gjeni. Ne të tjerët jemi nga planeti Tokë. Kur ai kishte nevojë, të gjithë e ndihmuan dhe Barcelona i dha kontratën që e deshi, por flijimi që Messi dhe familja e tij e kanë bërë kanë ndikuar që Messi të bëhej më i fortë. Ai është lider”, tha ish-portieri i Paraguait.

Për shumë njerëz, të jesh lider do të thotë të bërtasësh, të ofendosh, por të tjerët si Messi, të cilët mund të qëndrojnë në heshtje, punën e bëjnë në stërvitje dhe në zhveshtore.

Në Argjentinë e presin ftohtë sepse ai nuk e ka fituar Kupën e Botës dhe e krahasojnë me Maradonën.

“Por Maradona nuk e ka fituar as një për qind të asaj që e ka fituar Messi. Kur Messi e merr topin, ai i ka pesë futbollistë përballë dhe i kalon të gjithë. Shoqëria jonë është e padrejtë ndaj Messit”, shtoi ai.

PËRGJIGJU