Me golin kundër Andorrës Ronaldo e barazon rekordin e Puskas

0

 

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka barazuar rekordin e Ferenc Puskas, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të futbollit.

Ronaldo shënoi gol të bukur me kokë në triumfin e Portugalisë 7:0 kundër Andorrës në një ndeshje miqësore të mërkurën, transmeton GE.

Ky ishte goli i 746-të i Ronaldos në karrierë, aq sa ka edhe legjenda e Hungarisë dhe Real Madridit.

Vetëm Josef Bican, Romario dhe Pele kanë më shumë gola se Ronaldo.

Pele prin me 805 gola, duke i lënë prapa Romarion me 772 gola dhe Bican me 767 gola.

Ronaldo luajti në 45 minutat e fundit kundër Andorrës, për shkak vinte nga një shqetësim në nyjën e këmbës.

Portugalia do të përballet me Francën dhe Kroacinë në Ligën e Kombeve në ditët në vijim.

PËRGJIGJU