Dy skuadra të njohura anglez pas Januzajt

0

 

Futbollisti shqiptar me nënshtetësi belge, Adnan Januzaj ka tërhequr interesimin e dy skuadrave nga Premierliga angleze.

Fjala është për Southamptonin dhe Brightonin, të cilat janë të interesuara për shërbimet e Januzajt, sipas raportimeve të “HLN”.

Januzaj aktualisht mbron ngjyrat e klubit spanjoll, Real Sociedad me të cilën ka kontratë deri në vitin 2022 dhe klauzola e lirimit të tij është 60 milionë euro.

25-vjeçari që luan për Kombëtaren e Belgjikës ka pasur tetë paraqitje në të gjitha garat dhe ka realizuar dy gola për skuadrën e Sociedad, e cila ndodhet në vendin e parë në La Liga.

Në të kaluarën, Januzaj ka qenë pjesë e Borussia Dortmund, Sunderland e Manchester United.

PËRGJIGJU