A i duhet kjo tabelë parkut të qytetit në Gjilan?!

0

 

Qytetarët iritohen dhe ankohen kur në jetën e përditëshme hasin në gjëra dhe gjësende paradoksale e të pakëndshme, të cilat u “servohen” nga institucionet.

E, kjo tabelë e cila është ngritur para disa vitesh në hyrje të parkut të qytetit, duket se ka acaruar nervat e një qytetari.

Qytetari për të cilin nuk dijm se kush mund të jet, duket se ka humbur durimin për funksionin zero të saj, andaj edhe ka ndërhyrë duke shkruar mbi tekstin zyrtarë që të heqet kjo tabelë.

Mbetet të shihet se ҫka do të bëjnë institucionet përgjegjëse të komunës së Gjilanit.

Do të ishte mirë që të merret parasysh revolta e këtij qytetari dhe reagimi i tij të mos nënvlerësohet, anipse ndërhyrja kësisoji nga ana e tij, nuk është për t’u lavdruar.

Sidoqoftë është fakt i pamohueshëm se deri tash fuksioni përmbajtësor i kësaj tabele ka qenë zero. /GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU