Tuesday, December 1, 2020
Jetë në Mars? Shkencëtarët bëjnë zbulimin nga shkretëtira e Atakamës

Jetë në Mars? Shkencëtarët bëjnë zbulimin nga shkretëtira e Atakamës

0

 

Mendohet se shkretëtira e thatë e Kilit të jetë mjedisi më i përafërt me planetin Mars, që kemi në Tokë, dhe një zbulim i ri në këtë shkretëtirë, mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë nëse ka jetë në Planetin e Kuq.

Një ekip nga Universiteti Cornell zbuloi disa mikrobe të larmishme që fshiheshin në argjilën e lagur vetëm 28 cm nën sipërfaqen e shkretëtirës Atakama, duke sugjeruar se gjetje të tilla mund të ndodhen edhe në depozita të ngjashme balte në planetin marsian.

Krateri Gale në Mars është i mbushur me shkëmbinj të pasur me argjilë dhe mund të ketë qenë i banueshëm për mikroorganizmat e ngjashëm me ato që gjenden në tokat shkretinore. Studimi përforcon, po ashtu, faktin se Marsi i hershëm mund të ketë pasur një nëntokë të ngjashme, veçanërisht gjatë viteve të para të historisë së tij.

Shkencëtarët punuan në rajonin e shkretëtirës Atakama dhe gjetën një shtresë argjile, që ishte habitat i paidentifikuar më parë për të paktën 30 specie bakteresh njëqelizore. Ekipi mendon se argjila e lagësht në Atakama lidhet me shiun jashtëzakonisht të fortë që goditi zonën gjatë dekadave të kaluara. Në një qasje të tillë, studiuesit shprehen se, “Zbulimi ynë sugjeron që diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur miliarda vjet më parë, ose akoma mund të ndodhë, në Mars”.

NASA edhe më parë ka zbuluar sulfate dhe klorure në orbitën e planetit Mars, që gjenden zakonisht në mjedise të thata dhe avulluese në Tokë.

 

 

 

PËRGJIGJU