Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me OEK, përfitojnë 25 familje

0
Komuna e Kamenicës përkatësisht drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OEK (Sinergjia dhe SIT-Qendra për Hulumtime, Shërbime Sociale dhe Hulumtime).
Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të përfitojnë 25 familje në gjendje ekonomike të rënduar në komunën e Kamenicës, pakot do të përmbajnë produkte ushqimore dhe higjienike.
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që po vazhdojnë të ndihmojnë komunën tonë.
“Ky memorandum bashkëpunimi do t’i ndihmoj familjeve në nevojë sadopak. I jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe jemi të gatshëm edhe për bashkëpunime të tjera të kësaj natyre. Prioritet i yni vazhdon të mbetet mirëqenia e qytetarëve tanë”, u shpreh mes tjerash Zajmi-Krasniqi./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU