Janë ngritur dy aktakuza kundër tre personave nga Prokuroria Themelore e Gjilanit

0

 

Referuar raportit 24 orësh të prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave,

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU