Specialja me dosjet e Serbisë

0

 

Në emisionin “Studio e hapur” të RTK-së, mysafir është Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit.

Ai fillimisht foli për inflitrimet në radhët e UÇK-së, që në opinion njihet si  rasti ”Bllaca”, që në bazë të dëshmive të tij, të rrejshme, janë zhvilluar disa procese gjyqësore që dihet tashmë.

Tutje, Gashi foli për fabrikimin e dëshmive nga BIA serbe ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që sot janë në Hagë.

‘’Duket mjaftë e habitshme sesi prokuroria e Hagës e cilëson Shtabin e UÇK-së si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale”, deklaroi Gashi.

Tutje, ai foli edhe për procesin e gjykimit në Hagë, për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duke vlerësuar të drejtë kthimin e luftëtarëve tanë në liri e prokuroria ta bëjë punën e saj.

Ndërkaq, lidhur me kërcënimin e Vuçiqit për luftë jo vetëm ndaj Kosovës, Gashi rrëfeu përvojën e tij personale, që sikurse dikur edhe tani do të jenë të gatshëm të mbrojnë vendin.

“Deklarata e tij është luftënxitëse, ndonëse ne kemi edhe KFOR-in këtu, por edhe ne jemi të gatshëm të fliojehmi për vendin”, deklaroi Gashi.

Ndërsa lidhur për ligjin për Luftën e UÇK-së, Gashi deklaroi se do të duhej të miratohej një ligj për Luftën e UÇK-së e të mos biem në situate sikurse ishte rasti “Bllaca”.

Tutje ai shtoi se Serbia po tenton ta njollosë UÇK-në, jo individët, prandaj ne duhet të jemi unik lidhur me UÇK-në.

Më tej, Gashi falënderoi edhe forcat përparimtare të vendeve perëndimore, SHBA, Gjermani, Angli, etj, që ndihmuan luftën tonë.

Në fund, Gashi ftoi opinion që të jemi unik për luftën e UÇK-së, të jemi bashkë përreth vlerave të pastra  të popullit tonë.-RTKLive

PËRGJIGJU