Superliga rikthehet me sfida joshëse, Live në Radio Kosova

0

 

Pas pushimit disaditësh për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve, skuadra elitare rikthehen këtë fundjave me ndeshjet e javës së 13-të.

Kjo xhiro hapet të shtunën pasdite me tri ndeshje, ku veçohet dueli mes Gjilani-Drenica, derisa Besa dhe Feronikeli i bëjnë ‘konak’ Dritës përkatësisht Arbërisë.

Edhe diela pasdite vjen me disa sfida joshëse. Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ pret rivalin e vjetër, Trepçën ’89, derisa lideri i tabelës, Ballkani matë forcat me Llapin.

Të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave nisin në orën 13:00, përveç duelit Ballkani-Llapi që nis në orën 13:30.

Të gjitha ndeshjet e javës së 13-të transmetohen në radion numër një, Radio Kosova. /RTKLive/

 

PËRGJIGJU